Pranga policit, u kap me 1 ton drogë Lazarati

Të paktën 1 ton hashash është sekuestruar mbrëmjen e së shtunës nga policia në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Lajme

23/02/2014 08:49

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Gjirokastër.

Policia ka sekuestruar rreth 1 ton hashash.

Në operacionin e koduar ‘Ujvara’ mësohet se është bllokuar një kamion i ngarkuar me lëndën narkotike.

Mjeti ishte me targa AA 308 FX dhe dyshohet se droga ishte ngarkuar në Lazarat.

Policia lokale ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, Ardian Serezi nga Tirana.

Serezi punonte si efektiv policie.

Operacioni po vazhdon për të identifikuar dhe arrestuar bashkëpunëtorët e tij.

Kamioni ishte i ngarkuar me thasë plasmasi të mbushur me pleh organik, ku poshtë thasëve me pleh kishte një shtresë plehu rifuxho që shërbente për të mbuluar pakot me lëndë narkotike, rreth një ton hashash.

Droga është blerë në Lazarat dhe kishte si destinacion përfundimtar Italinë