Pranga 24-vjeçarit për trafik armësh

Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas, i cili posedonte armë zjarri dhe municion luftarak pa leje, me synim për t`i trafikuar në shtetin grek.

Lajme

09/05/2016 22:34

Nga Specialistët e Seksionit për Trafikun e Paligjshëm, në Drejtorinë Vendore të Policisë  Korçë,  u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit, Armando Begolli, 24 vjeç, banues në fshatin Menkulas Devoll.

Arrestimi i tij, u bë në bazë të veprimeve proceduriale, të një hetimi dymujor të kryer duke përdorur metoda speciale, si edhe nga  një punë e mirëorganizuar, si rezultat i të cilës këtij shtetasi, iu gjet  dhe  sekuestrua  në cilësinë e provës materiale :

Një armë zjarri tip “Kallashnikov” model 56, si edhe 30 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm. Armën e zjarrit dhe municionet ky shtetas, i zotëronte pa lejën e organeve kompetente dhe dyshohet  se kishte për qëllim, t`i trafikonte në shtetin Grek.

Materialet për hetime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale:“Trafikimi i armëve dhe i municionit”,“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 278/a dhe 278/2 të Kodit  Penal.