Postimi i kroatit në Facebook për ditën e parë të shkollës në Suedi, “hit” në Ballkan

Kështu dukej dita e parë e shkollës e një vajze në Suedi. Nuk do t’i beson syve kur të lexoni!

Lajme

30/08/2017 15:23

 

Njerëzit nga këto hapësira në numër të madh shkojnë në botën e jashtme, dhe njëri prej tyre i cili vendosi të kërkojë jetë më të mirë në Suedi është edhe gazetari kroat Sllobodan Muftiq.

Si edhe prindërit tjerë para tij, ai vendosi të tregojë për eksperiencën e vajzës së vet në sistemin arsimor të Suedisë, shkruan index.hr.

“Është mesi i gushtit, verë e këndshme në Suedi. Ne jemi Ne, ndërsa Ai është drejtori i shkollës fillore Lunden, vetëm 200 metra larg banesës sonë.

Ne: Kohë më parë jemi shpërngulur në Suedi dhe kemi vajzën 11 vjeçe të cilën dëshirojmë ta regjistrojmë.

Ai: Mirë, mbushni këtë formular, gjithashtu na nevojiten edhe disa informata shtesë për vajzën e juaj.

Ne: E dini, ajo nuk flet suedisht.

Ai: Mirë, do të mësojë.

Ne: Ndoshta duhet të punojë së pari në ndonjë program të posaçëm?

Ai: Ekziston kjo mundësi, por mendojmë se më së miri dhe më së shpejti do ta mësojë suedishten në klasë, me nxënës të tjerë. Përndryshe, një arsimtare e gjuhës suedeze do të punojë dy orë në ditë me të.

Ne: Çfarë duhet Leona të marrë me vete në shkollë?

Ai: Asgjë. Librat, fletoret, lapsat, gomat, vizoret, trekëndëshat, ngjyrat … të gjitha do t’i merr këtu. Vetëm që duhet të kujdeset që bateria në iPad të mos jetë e zbrazët.

Ne: Domethënë, duhet t’i blejmë iPad?

Ai: Jo, jo, iPad’in do ta merr në shkollë, në mënyrë që më lehtë të gjendet me përkthim dhe mësim, vetëm që duhet vet të kujdeset për bateri.

Ne: A duhet t’i përgatisim ndonjë ushqim për shkollë?

Ai: Nuk ka nevojë, mëngjesi është në orën 7:30, ndërsa dreka në 12:00. Çdo ditë kemi dy meny, me mish dhe vegjetarian.

Ne: A mendoni se ndonjëherë duhet të flasim suedisht me të në shtëpi.

Ai: Kurrqysh. Në shtëpi duhet t’i flisni vetëm kroatisht. Dhe jo vetëm kaq, do të ishte mirë që një herë në javë të mësojë gjuhën kroate si mësim shtesë.

Ne: E keni dikë që jep gjuhën kroate?

Ai: Në shkollën tonë nuk kemi, por mësimi shtesë i gjuhës kroate mbahet në enjten në orën 16:00 në Eriksdalskolan.

Ne: Po kjo është në anën tjetër të qytetit…

Ai: Nuk ka problem, do të thërrasim një taksi.

Ne: Taksi?

Ai: Po, do ta pres në parking çdo të enjte në orën 15:45 dhe do ta kthejë menjëherë pas mësimit.

Dhe kështu Leona çdo të enjte shkon me taksi në orët e gjuhës kroate.

Ndihet posaçërisht e rëndësishme kur vjen vozitësja e re me limuzinë me dritare të errëta. Natyrisht, e gjithë kjo në llogari të tatimpaguesve zemërgjerë suedez”, ka shkruar Muftic në profilin e vet në Facebook.