Posta ofron shërbim të ri për prishtinasit

Qytetarët e Prishtinës kanë mundësi që të gjitha faturat që kanë të bëjnë me obligimet ndaj Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.A. t’i paguajnë në cilëndo nga zyrat postare të Postës së Kosovës.

Lajme

03/09/2015 12:56

Kjo marrëveshje për këtë bashkëpunim të ri është nënshkruar gjatë ditës së sotme nga dy kryeshefat ekzekutiv Sejdi Hoxha dhe Nexhat Kryeziu.

Bashkëpunimi do të jetë edhe në fusha të tjera pasi Posta e Kosovës do të printojë, zarfojë dhe shpërndajë të gjitha shkresat e Ndërmarrjes Publike Banesore që u dërgohen banorëve të kryeqytetit si dhe institucioneve të ndryshme.

Në zyrat postare të gjithë Kosovën, qytetarët mund të paguajnë fatura të energjisë elektrike, ujit, mbeturinave, taksave gjyqësore, tatimin në pronë, tatime dhe kontributet për ATK-në, dënimet në trafik, pagesat e studentëve si dhe pagesa të tjera.