Popullsia e botës do të jetë 7,6 miliardë banorë

Popullsia botërore pritet të arrijë rreth 7,6 miliardë banorë në fillim të vitit tjetër, njoftoi sot. Fondacioni Gjerman për Popullsinë Botërore (DSW). Instituti pret që numri total i njerëzve në Tokë të arrijë afërsisht 7 591 541 000 në 1 janar.

Bota

23/12/2017 08:34

Vitin e kaluar, numri i popullsisë u rrit me 83 milionë ose afërsisht sa popullsia e Gjermanisë.

Numri i personave në Afrikë pritet të rritet veçanërisht me shpejtësi në dekadat e ardhshme.

Popullsia e këtij kontinenti pritet të arrijë 2,53 miliardë banorë deri në vitin 2050, nga 1,26 miliardë që është aktualisht.