Politikani maqedonas kapet në kufi me 99 mijë euro dhe 47 pako ari

Zyrtarët doganorë në hyrje të Serbisë, gjatë kontrollit doganor ndaj një shtetasi të Maqedonisë i cili drejtonte makinën e tij “Volksvagen Pasat” me targa maqedonase, kanë gjetur të fshehur një sasi të madhe parash dhe ari.

Lajme

18/04/2016 12:11

Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për 99.000 euro dhe 47 pako ari e cila ende nuk është matur.

Mediat maqedonase shkruajnë se bëhet fjalë për një politikan, por nuk japin identitetin e tij. /TetovaSot/