Policia zbuloi 73 refugjatë në një kamion në Maqedoni
Policia e Maqedonisë i ka zbuluar 73 refugjatë ilegal në një kamion.

Lajme
Ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli rutinor afër kufirit të Maqedonisë me Serbinë në mëngjesin e sotëm, raporton AFP.
Sipas kësaj agjencie, refugjatët ishin nga Siria, Afganistani, Bangladeshi dhe Pakistani derisa shumica prej tyre ishin gra dhe fëmijë.
Nën pranga ka mbetur shoferi i kamionit, një shtetas maqedonas, 35 vjeçar.