Policia: Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit, deri tani pa incidente

Ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar, Isa Boletini, deri më tash ka shkuar në bazë të planit të paparë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

Lajme

10/06/2015 15:03

Për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit në vendlindje e tij në Boletin, dje ka reaguar edhe Lista Serbe e cila përfaqëson interesat e komunitet serb në Kosovë, duke e cilësuar këtë si provokim.

Udhëheqësi i këtij subjekti politik, Aleksandër Jabllanoviq, është deklaruar se ky veprim i institucioneve të Kosovës nuk i kontribuon bashkëjetesës ndëretnike.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë grup serb i cili do të mundë të krijonte ndonjë incident, por ky përfaqësueses politik i serbëve të Kosovës, nuk e ka përjashtuar mundwsinw e krijimit tw ndonjë incidenti gjatw ceremonisw sw rivarrimit tw eshtrave.

Megjithatë, nga Policia e Kosovës, thonë se deri më tani nuk është shënuar ndonjë incident dhe se gjithçka ka shkuar sipas planit.

“Deri në këto momente, ç’do gjë ka shkuar sipas planit të paraparë. Policia ka detyrat dhe përgjegjësit e veta për mbajtjen e rendit dhe qetësisë dhe wshtw duke i realizuar ato sipas planit”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha për lajmi.net.

Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit do të bëhet sot në vendlindjen e tij, në Boletin. Në ceremoninë e organizuar sot për këtë rast kanë marrë pjesë udhëheqës të institucioneve vendore, presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dhe përfaqësueses nga jeta publike, politike nga viset shqiptare.(lajmi.net)