Policia prangosë gjakovarin e dehur, rrahu dy femra familjare

Dy femra janë bërë cak i dhunës fizike si pasojë e një sulmi nga një i dehur.

Lajme

02/09/2017 15:25

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Rrugën “Edi Durhan” në Gjakovë është arrestuar  një i dyshuar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy viktima femra ndërsa gjatë kontrollit në trupi e tij i është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është hapur për “dhunë familjare/posedim i narkotikëve”. /Lajmi.net/