Policia parandalon një vrasje, arrestohet 65-vjeçarja me pushkë

Policia e Kurbinit ka parandaluar një vrasje. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se në Laç, janë konfliktuar për motive të dobëta shtetasja Davë Dedgjonaj (Gjoni) me shtetasin S. Ll.

Lajme

03/04/2016 10:52

Mësohet se në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar në flagrancë shtetasja Davë Dedgjonaj.

“Si rezultat i vlerësimit të situatës dhe reagimit të menjëhershëm parandalohet përshkallëzimi i konfliktit që do agravohej deri në vrasje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 65-vjeçares, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë me 175 fishekë në fole.

Mësohet se materialet në ngarkim të të arrestuarës, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorit Kurbin, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve” dhe “Kanosje”.