Policia mbron familjen e prokurores Fatime Fetai

Me kërkesë të Prokurores Speciale Fatime Fetai tanimë dy ditë pjesëtarë të njësitit “ALFA” po ruajnë anëtarët e familjes të prokurores, raporton Zhurnal.

Lajme

18/05/2016 20:14

Nga Ministria e brendshme nuk kanë spjeguar kush e ka kërcënuar familjen e Prokurores Speciale edhepse vet ajo kohë më parë publikisht kishte deklaruar se fëmijët e saj janë cak i kërcënimeve nga persona të panjohur.

Ndryshe, Fatime Fetai u bë heroinë e vërtetë pas deklaratave publike se nën patronazhin e fuqive ndërkombëtare ajo dhe Prokuroria Speciale do të ndjekin secilin që ka shkelur ligjin dhe ka keqpërdorur pushtetin, pa marrë parasysh pozitën e të dyshuarit në ekzekutiv ose në parti të caktuar.

Disa funksionarë të lartë që deri dje trajtoheshin si të paprekshëm tani janë nën hetime të kësaj prokurorie. Një dëshmitar u (vetë)vra nën rrethana të dyshimta dhe ende nuk është sqaruar rasti.