Policia maqedonase publikon video të kapjes së armatimit nga grupi i armatosur

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka publikuar një video ku shihet konfiskimi i një sasie e madhe armatimi që i përkiste grupit të armatosur shqiptarë.

Lajme

12/05/2015 15:29

Një pjesë e këtyre armeve sipas policisë maqedonase, grupi i armatosur e kishte marrë në stacionin e policisë në Gushicë, kur kishte pushtuar këtë stacion gjatë muajit prill, disa javë para incidentit të Kumanovës.

Zbulimi i këtij armatimi thuhet të jetë bërë i mundur pas marrjes së informatave nga pjestarët e grupit të armatosur të arrestuar në Kumanovë.

Sipas MPB-së maqedonase, një pjesë prej tyre janë të përfshirë edhe në sulmin e stacionit policor në Gushincë, duke treguar edhe për vendin se ku e kanë fshehur armatimin e vjedhur nga stacioni.

YouTube player