Policia e shpall në kërkim Elvana Gjatën

Policia ka shpallur në kërkim këngëtaren e njohur Elvana Gjata, e përfshirë në ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në ish bllok, atje ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Lajme

09/10/2018 16:33

Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila sipas të dhënave të deritanishme ishte e pranishme në lokalin ku ndodhi masakra, vetëm 20 minuta para krimit.

Kujtojmë se një ndër pistat e hetimit të prokurorisë mbetet ajo që ka të bëjë pikërisht me këngëtaren, e cila mund të ketë shërbyer si një mollë sherri mes përplasjes së dy grupeve, nga njëra anë ai i Ervis Martinajt dhe nga ana tjetër, grupi i të fëjuarit të Elvana Gjatës, i Ervin Matajt.

Deri më tani i dyshuari kryesor për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së dy të tjerëve dyshohet të jetë komando Mervjol Bilo, edhe ky i fundit i shpallur në kërkim nga policia së bashku me të fejuarin e Elvana Gjatës. Vetë këngëtarja nuk ndodhet në Shqipëri, pasi një ditë pas ngjarjes ajo është larguar drejt Gjermanisë dhe ende nuk është kthyer.

Televizioni klan ka publikuar një dokument që fakton kërkimin policor të Elvana Gjatës.