Policia dërgon në mbajtje shoferin që aksidentoi për vdekje 15 vjeçaren në Terrnavc të Skenderajt

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje drejtuesin e veturës i cili ka shkaktua një aksident me fatalitet në fshatin Terrnavc të Skenderajt.

Lajme

15/12/2017 15:50

Sipas policisë në këtë aksident përveç që ka humbur jetën një 15 vjeçare, lëndime trupore ka pësuar edhe një bashkëmoshatare e saj.

“Si pasojë e aksidentit, pas lëndimeve të marra këmbësoria e moshës 15 vjeçare, gjinia (F) ka ndërruar jetë, kurse lëndime të lehta ka pësuar edhe këmbësorja tjetër e moshës 15 vjeçare gjinia(F), në vendngjarje përveç njësisë se hetimeve të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor ka qenë edhe Prokurori i Shtetit”, thuhet në komunikatë e policisë rajonalet të Mitrovicës..

Ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit F.L., 36 vjeçar, nga Prokurori i Shtetit është caktuar masa e ndalimit policor./Lajmi.net/

Lexo edhe:

Aksident në rrugën Skënderaj-Mitrovicë, humb jetën një 15 vjeçare