Policia çaktivizon eksplozivin në Elbasan

Pronari i një lokali në qytetin e Elbasanit është kërcënuar me eksploziv. Ngjarja është shënuar mbrëmjes e së dielës kur banorët të pallateve pranë kanë vënë re lëndën eksplozive dhe më pas kanë lajmëruar policinë.

Lajme

29/05/2016 23:18

Ekspertët antieksploziv morën masat duke çaktivizuar lëndën plasëse ndërkohë që burime nga policia paraprakisht bëjnë me dije se qëllimi i autorëve ka qenë vetëm kërcënimi.

Lënda shpërthyese dyshohet se është vendosur gjatë orarit të drekës. Policia ka marrë në pyetje banorë të cilët mund të kenë parë autorët, por edhe pronarin e lokalit i cili dyshohet të ketë qenë objektivi.