Policia bllokon automjetet e parkuara në trotuare

Veturat e parkuara në trotuare ka filluar t’i bllokojë Policia e Kosovës, në një aksion për lirimin e trotuareve në rrugët “Adrian Krasniqi” dhe “Rrustem Statovci” në Prishtinë.

Lajme

19/03/2015 14:31

Disa vetura janë marrë me merimangë, disa të tjerave u janë vënë bllokada në rrotë, për t’i bërë të pamundshme lëvizjen e tyre.

Veturave të bllokuara u është lënë edhe njoftimi, i cili sqaron arsyen e vënies së bllokadës.

Disa pronarë të bizneseve kanë shprehur pakënaqësi, sepse sipas tyre, po vështirësohet hyrja në lokale nga ana e klientëve, pasi që veturat po qëndrojnë të bllokuara për kohë të gjatë.

Elheme Mehmeti, shitëse thotë se e ka të pamundur hedhjen e mbeturinave dhe futjen e mallit brenda marketit.

Parkimi i automjeteve në trotuar, për disa nga qytetarët tjerë, është i domosdoshëm, pasi sipas tyre, këtë po e obligon mungesa të parkingjeve brenda qytetit.

Tiketa e policisë e vënë në automjetet e bllokuara