Policia: Atetantori i Strasburgut u vra

Atentatori i pazarit të Krishtlindjeve në Strasburg është vrarë dje në mbrëmje, bëri të ditur policia franceze. Sipas të dhënave Cherif Chekatt është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në Neudorfin fqinj.

Bota

14/12/2018 08:40

Agjencia franceze e lajmeve afp, mësoi nga rrethet hetimore, se Chekatt ka hapur zjarr mbi policinë gjatë një kontrolli në lagjen Neudorf, në jug të qendrës së Strazburgut. Pas kësaj ai është qëlluar vetë nga policia.

Forcat franceze të luftës kundër terrorizmit ishin duke kontrolluar mbasdite lagjen. Chekatt ishte larguar me taksi në drejtim të Neudorfit, ditën e martë pas atentatit. Që nga ai moment ai ishte zhdukur. Në një sulm të tij në pazarin e Krishtlindjeve ditën e martë u vranë katër persona.

Pak pas vrasjes së sulmuesit, milicia terroriste e shtetit islamik, IS, e mori përsipër atentatin e Strasburgut. Dorasi ishte një ushtar i IS, tha megafoni i IS, Amak. Në Francë dhe Gjermani më shumë se 800 forca sigurie ishin në kërkim të 29 vjeçarit. Përveç kësaj qeveria dërgoi ushtarë në misionin kundër terrorizmit. Pjesë të ushtrisë marrin pjesë në operacionin Sentinelle (Roja)për të vendosur sigurinë në sheshet publike dhe tregjet e krishtlindjeve të vendit, transmeton “DW”.

Policia gjermane kontrolloi me imtësi qytetin kufitar gjeran Kehl, por edhe në rrethina, bëri të ditur një zëdhënëse e policisë. Po ashtu kontrolle pati në automjete, transportin e personave mbi një urë dhe në trenat e metronë e zonës.

U qëllua duke ikur

Atentatori pati hapur zjarr ditën e martë në mbrëmje në qendër të qytetit të Strazburgut. Dëshmitarë e patën dëgjuar të thoshte “Allahu kbar” (Zoti është i madh). Më vonë ai u largua pa lënë gjurme pasi u qëllua në ikje nga policia.

Sipas të dhënave të Prokurorisë së Parisit, policia mori në pyetje pesë persona që e njoihnin Chekkats. Nuk ishin familjarë, u tha. Prindërit e Chekatts dhe dy vëllezër u morën po ashtu në pyetje ditën e mërkurë.

67 dënime

Policia franceze publikoi një fotografi të personit në kërkim, që kishte marrë 67 dënime në Francë, Gjermani dhe Zvicër. Ndërkohë bëhen të ditura gjithnjë e më shumë hollësi për Cherif Chekatt: Një udhëzim i kryeministrit të Freiburgut e quante atentatorin e mundshëm me “shumë energji kriminale”. Dënimet për thyrje të pronave private, tregojnë për strukturë personaliteti “të sunduar në dëshira për përfitim me çdo kusht.”.