Policia asgjëson mbi 8 mijë rrënjë kanabis

Policia e Vlorës ka asgjësuar 6 parcela me rreth 8810 rrënjë kanabis.

Lajme

22/06/2016 09:23

Bimët narkotike ishin të kultivuara në pjesë toke pa pronarë, të mbjella pranë fshatrave Kuç, Kallarat, Mavrovë dhe Kropisht, ku lartësia e tyre varionte nga 15 cm deri në 55 cm.

Këto bimë  u asgjësuan me djegie.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre.