Policia arreston në Obiliq dy persona që ishte në kërkim të tyre

Në dy lokacione të ndryshme, Policia gjatë ditës së djeshme ka arritur që të arrestoj dy persona të cilët ishin në kërkim.

Lajme

14/11/2018 10:33

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arritur që t’i arrestoj dy persona të cilët ishte në kërkim të tyre, raporton lajmi.net.

Arrestimin e tyre, Policia e bëri në dy lokacione. Njëri është arrestuar në ora 14:14 në Obiliq dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Ndërkaq arrestimi tjetër është bërë në fshatin Plemetin të Obiliqit me urdhëresë të Gjykatës ai është dërguar për vajtje të dënimit në burgun e Dubravës. /Lajmi.net/