Policia arreston katër persona për grabitjen në Rinas

Policia e shtetit shqiptar sot ka organizuar një aksion për kapjen e autorëve që grabitën 3.2 milionë dollarë rrugës për në Rinas.

Lajme

14/02/2017 18:19

Burime zyrtare bëjnë me dije se janë arrestuar  4 persona, prej tyre dy janë ish efektivë.

Mësohet se Policia shqiptare gjithashtu e ka gjetur edhe një pjesë të parave të grabitura.

Aksioni është organizuar nga FNSH dhe RENEA dhe ka zgjatur rreth dy orë.