Polici izraelit rrah brutalisht një punëtor arab, pasi nuk i tregoi ID kartelën (Video)

Në video shihet një polic civil izraelit, duke rrahur në mënyrë agresive një burrë teksa ishte në detyrën e tij si punëtor në një dyqan ushqimor, me ç’rast ai nuk i tregon dokumentin e identifikimit dhe rrahet.

Bota

23/05/2016 14:22

Dëshmitarët thonë se burri arabo-izraelit u rrah pasi kishte refuzuar t’i tregojë policit dokumentin pasi ishte jashtë shërbimit, transmeton lajmi.net.

Zyrtarët arrestuan më pas këtë burrë, dhe konfirmuan se polici që e kishte rrahur ishte anëtar i policisë kufitare.

Një dëshmitarë ka thënë se polici e kishte rrahur viktimën në mënyrë tepër agresive, saqë për një moment dhëmbët e tij fluturuan në ajër, “Arabi u shqye i tëri, dhe dhëmbët i fluturuan në ajër”, tha ai.

Pas rrahjes viktima u shoqërua me një furgon policie në stacionin policor, pavarësisht lëndimeve të rënda që kishte pësuar.

“Nuk e di nëse viktima shpëtoi i gjallë, ata e shtynë pa mëshirë duke e futur në furgon policie e jo në një ambulancë”, ka thënë një dëshmitar.

Pronari i dyqanit Kobi Cohen, ka thënë se e njihte viktimën, dhe tha se ishte një qytetar i respektuar, por që këmbëngul se nuk u rrah për atë arsye, por vetëm sepse është mysliman.

“U rrah sepse është mysliman e nuk është hebre”.

Sulmi ka shkaktuar reagime të shumta të urrejtjes në shoqërinë izraelite, por policia lëshoi një deklaratë se viktima nuk kishte respektuar zyrtarin dhe kishte përdorur kinse fjalë banale, gjë që nga dëshmitarët del të jetë e pavërtetë.

Ligjvënësit arabo-izraelit thuhet se janë të zemëruar në lidhje me këtë rrahje, madje edhe është parashtruar një kërkesë drejt ministrisë së sigurisë publike për një hetim më të thellë të incidentit./lajmi.net

YouTube player