Poezi kushtuar Flora Brovinës: Vajza me motor

Rrahman Hyseni ka shkruar disa vargje për deputeten Flora Brovina, vargje këto që synojnë të përshkruajnë jetën e saj.

ShowBiz

29/07/2015 22:47

Poezia e titulluar “Vajza me motor”, është shkruar nga Rrahman Hyseni  dhe flet për të kaluarën dhe personalitetin e deputetes, nga këndvështrimi i autorit.

Sipas autorit të kësaj poezie, qëllimi është të përshkruhet jeta e saj në disa vargje, teksa fokus i veçantë i jepet përjetimeve të saja gjatë luftës.

Më poshtë poezia e plotë:

VAJZA ME MOTOR

(Flora Brovinës)

Kohët e kaluara i fute në kornizë

Kujtesa të ktheu kah udhëtoje me motor

E çudia ua kaplonte njerëzve shikimin

Vajza me motor i shëtiti kohët e nxira

Frikën futur e kishte në humnerë të errët

Tek dera e shtëpisë nisja e priste kthimin

Nuk kishte përcjellje, jo me të ishte guximi

Vajza motorin e mbështeti për muri të shtëpisë

Se korbi i zi e mbylli në grila se në ta hyrë ishte frika

Flora si trimëreshë e mbështjellur me flamur lirie

Për atdhe, për të popullit shpëtim e vuajti këtë dënim…

Vargje nga Rrahman Hyseni