Po Tahir Meha a ishte dëshmor!?

Ilir Meha, nipi i Tahir Mehës, ka reaguar ashpër ndaj rritjes së numrit të dëshmorëve të luftës së UÇK-së, ndërsa ka shprehur mllefin e tij dhe të familjes për mosnjohjen e statusit të dëshmorit për Tahir dhe Nebih Mehën.

Lajme

28/05/2015 08:19

Para 34 vjetësh, Tahir dhe Nebih Meha ranë heroikisht në luftë me forcat speciale të policisë së Serbisë dhe ish-Jugosllavisë, duke mbrojtur kullën e tyre në Prekaz.

Ilir Meha ka akuzuar pushtetin edhe për mungesë të kujdesit ndaj pesë vajzave të Tahir Mehës, që sipas tij jetojnë në gjendje të rëndë sociale.

Ai ka thënë se të gjithë ata që në periudha të ndryshme historike të robërisë së Kosovës u gjendën në ballë të furtunës, që dhanë djersë mund e gjak për liri dhe për atdhe, që nga vitit 1960, duhet t’u njihet statusi i dëshmorit.

Si nip i Tahir Mehës, por edhe si familje që me dekada të tëra ka luftuar sunduesin, jam thellë i indinjuar e i mllefosur dhe nuk po mund të pajtohem me padrejtësitë në shtetin e ri”, ka thënë ndër të tjera për “Zëri”, djali i dëshmorit Beqir Meha, Iliri. /lajmi.net/

Nebih dhe Tahir Meha
Nebih dhe Tahir Meha