Po dështoi shpërbërja e Kuvendit, pas dy ditëve mocioni i mosbesimit

Nëse ditën e nesërme (mërkurë) do të dështojë shpërbërja e Parlamentit, do të duhen dy ditë minimumi e deri në pesë ditë maksimumi për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Thaçi. Për mosshpërbërje të Kuvendit deklarohen edhe deputetë serbë.

Lajme

06/05/2014 20:43

Deputeti i AAK-së, Ardian Gjini ka bërë të ditur se në rast të dështimit të shpërbërjes së Parlamentit të Kosovës të mërkurën, ata do të bëjnë gati mocionin për shkarkimin e Qeverisë bredna dy ditëve të ardhshme.

Këtë mocion Gjini tha për KTV-në tha se do ta dorëzojnë pastaj në Kryesi, dhe kjo e fundit ka të drejtë që pastaj ta nxjerrë në seancë plenare.

“Nuk ka gjasa të ndodhë nesër mocionmi i mosbesimit ndaj Qeevrisë, për shkak se mocioni për shkarkim të Qeverisë i nënshtrohet provizioneve tjera ligjore dhe kushtetuese, do të thotë se nuk mund të procedohet dy ditë pas dorëzimit në Kryesi të Kuvendit. Nëse nesër dështojmë ta shpërbëjmë Parlamentin, ne do ta bëjmë gati mocionin gjatë ditës për shkarkim të Qeverisë, të cilin do ta dorëzojmë në Kryesi të Kuvendit dhe pas dy ditëve, ose pesë më së shumti, ka të drejtë Kryesia që ta nxjerrë në seancë plenare”.

Në anën tjetër, deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq ka thënë se nuk do ta votojë shpërbërjen e Kuvendit. Ajo ende beson se mandaten si deputete do ta çojë deri në fund, derisa nuk beson në sinqeritetin e liderëve sa i përket zgjedhjeve.

“Mendoj se në Parlament nuk do të kalojë as ligji për zgjedhjet e s’do të ketë as ushtri. Lidhur me këtë pres që mandatet e deputetëve të vazhdojnë dhe s’do të ketë zgjedhje të reja. Nuk besoj në sinqeritetin e liderëve kosovarë dhe as që besoj që i duan zgjedhjet, ngase s’kanë me çfarë të lëvdohen para votuesve”.

“As ne serbëve nuk na konvenojnë tani zgjedhjet ngase ende nuk e kemi fundin e konstituimit të komunave në veri, e as nismën e negociatave për asociacionin e komunave. Ne do të votojmë kundër shpërbërjes”, ka thënë ajo.