Plas sherri ‘live’, gruaja akuzon burrin: Ke kryer marrëdhënie me motrën time
Në episodin e sotëm në rubrikën e “Shihemi në gjyq”, ku ndërmjetëson Eni Çobani është publikuar çështja e një burri dhe një gruaje nga Elbasani, të cilët ishin të martuar.
Lifestyle
Burri dhe gruaja, sapo filloi emisioni shpërthyen në akuza.
Gruaja e akuzoi publikisht burrin se kishte kryer marrëdhënie me motrën e saj dhe se ata të dy ishin dashnorë, ndërsa shtoi se ai e kishte kapur me zor në dhomën e gjumit.
Por edhe burri nuk u tregua aspak i qetë ndaj gruas së tij. Ky i fundit tha se e shoqja ishte shtatzënë dhe se fëmijën e kishte me dikë tjetër. Ai i kërkonte publikisht të tregonte se me kë e kishte fëmijën.
“…më thuaj kur ke qenë ne Kosovë dhe sa muajshe je? Me kë e ke femijën?”