Plan arratisjeje nga burgu i Fushë Krujës

Masa shtesë në burgun e Fushë-Krujës pas alarmit se të dënuarit atje mund të përfitojnë dhe të thyejnë masat e sigurisë për t’u arratisur.

Lajme

03/05/2016 22:18

Burime të “Panorama.al” thonë se prej 10 ditësh qarkullon një informacion, i siguruar nga DAP dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve se të burgosurit atje mund të tentojnë të përfitojnë nga mungesa e vëmendjes së rojeve të sigurisë dhe të arratisen.

Për këtë arsye, janë dërguar nga Tirana dhe Lezha punonjës të policisë së rendit dhe atyre të burgjeve.

Ky informacion, ka alarmuar policinë e shtetit dhe atë të burgjeve. Nuk dihet ende nëse ka ndonjë emër specifik në këtë burg që po planifikon ndonjë arratisje.

Mësohet se zyrtarët kanë marrë të gjitha masat që gjithçka të jetë nën kontroll.