Plaku amerikan ka dy fjalë për duetin e Genc Prelvukaj me Lyrical Son

Genc Prelvukaj ka kohë që kishte paralajmëruar një projekt të ri.

ShowBiz

14/05/2018 13:39

Protjes së fansave të reperit dje iu erdhi fundi, ngase reperi publikoi në kanalin YouTube këngën “Andërr”, të cilën e solli në duet me Lyrical Son, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e tij në Instagram, Genci ka publikuar një video përmes së cilës tregon reagimin e një plaku amerikan pasi kishte dëgjuar këngën “Andërr”.

“Përshëndetje të gjithëve në Kosovë dhe Shqipëri, unë vetëm sa dëgjova këngën e Gencit, që e kam vështirë ta them se si quhet “Andërr”, është këngë e bukur edhe pse nuk e kuptoj tekstin, punë mahnitëse Genc, respekt”, thotë amerikani në video.

I emocionuar pasi pranoi këtë video, Genci shkroi “Plaku amerikan ka dicka me thane per Andrren ?? P..S. Linkun per kangen Anderr e keni ne bio. ??”. /Lajmi.net/