Plagosja me armë në një pikë bastesh në Vlorë, arrestohet i dyshuari

Pas 4 ditësh, policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar për plagosjen me armë zjarri qytetin bregdetar.

Lajme

18/06/2016 10:28

I arrestuari është Elton Zotaj, 36 vjeç, i cili plagosi me armë në këmbë 37-vjeçarin me iniciale RR.M.

Ngjarja ndodhi në një pikë bastesh në lagjen ‘Lef Sallata’. I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu sekuestruan  edhe pistoletën “Glock” me të cilën është kryer plagosja, si dhe është kapur në flagrancë poseduesi i saj, Edmond Maskaj, i përfshirë në këtë konflikt.