Pjesëmarrja e ulët në votime në Shqipëri, Kokëdhima: Populli bojkoton kastën

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, përmes një statusi në Facebook, duke iu referuar shifrave shumë të ulëta të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje, deri në mesditë, u shpreh se populli po bojkoton kastën sunduese në vend.

Lajme

25/06/2017 15:09

“Votuesve shqiptarë u ka ardhur në majë të hundës nga kjo elitë politike”- u shpreh Kokëdhima.

Statusi në Facebook

Populli bojkoton!

Koço Kokëdhima

Populli iu përgjigj masivisht thirrjes së partisë ZGJIDHJA për bojkotimin e zgjedhjeve. Shifra shumë e ulët e pjesëmarrjes, si asnjëherë në këto 26 vite dhe dy herë më pak se në zgjedhjet parlamentare të 4 viteve më parë, tregon se votuesve shqiptarë u ka ardhur në majë të hundës nga kjo elitë politike! Vetëm një rrugë i ka mbetur Rilindjes dhe PD-së: të mbushin vetë kutitë me fletë votimi! Edhe pse kjo pritet të ndodhë, nuk do t’i shpëtojë ata nga ndëshkimi i popullit! Ora e gjykimit po vjen!