Pista e Aeroportit të Prishtinës do të zgjatet edhe për tre km

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, për një kohë të shkurtër do të zgjasë pistën për tre kilometra, pasi që kjo e fundit është më e shkurtra në rajon.

Lajme

04/01/2015 18:32

Aeroporti synon që të përmirësojë edhe trafikun dhe të bëjë uljen e çmimit të tiketave për shqiptarët në mënyrë që këta të fundit të udhëtojnë më shumë, duke mos anashkaluar edhe zhvillimin e objekteve të reja.

Një ndër prioritetet të aeroportit është edhe punësimi i 30 studentëve të rinj të cilët janë trajnuar nga profesorë turk, ku me certifikata që do ti marrin nga ky trajnim do të mund të punësohen jo vetëm në aeroportin “Adem Jashari”, por edhe në vende të Evropës, dhe të botës.

Kështu, ka deklaruar në një intervistë për KosovaPress, drejtori i aeroportit të Prishtinës, “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk.

Konturk tha se i japin shumë rëndësi projekteve të rëndësishme sociale në Kosovë, pasi që sipas tij dihet se papunësia në Kosovë është shumë e lartë dhe se shumë të rinj janë të papunë.

“E dimë se Kosova ka një shkallë shumë të lartë të papunësisë e cila është më e lartë se 50% edhe zyrtarisht, të rinjtë janë të papunë dhe në aeroportin tonë, ne kemi nevojë për një burim të qëndrueshëm për burimet tona njerëzore, për këtë jemi duke planifikuar të organizojmë një institut në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Turqisë. Kemi filluar një proces duke selektuar studentë nga Universiteti i Prishtinës, të cilët janë në fund të studimeve. 450 studentë kanë aplikuar për ketë projekt në dy provime që janë mbajtur dhe pas këtyre provimeve është mbajtur një intervistë, ku i kemi përzgjedhur 30 studentë dhe tani ndjekin ligjërata nga profesorët e Universitetit të Turqisë pas këtyre ligjëratave ata do të certifikohen me certifikatë excel, e cila është e njohur në 70 shtete, duke mbuluar tërë Bashkimin Evropian. Pra, kjo certifikatë u mundëson studentëve të gjejnë punë në Evropë dhe përgjatë botës, por synimi ynë kryesor është t’i punësojmë në aeroportin tonë”, është shprehur Kokturk.

Ai pohoi se Kosova, ka një nga terminalet me teknologji më të shkëlqyer jo vetëm në rajon por edhe në Evropë, duke thënë se rreth 95% e udhëtarëve janë të kënaqur në biznesin e aviacionit.

Sipas tij, prej privatizimit të aeroportit e deri më tani kanë pasur vetë disa probleme për leje koncesionale por të cilat siç thotë Kokturk, janë zgjidhur dhe se edhe këta kanë ndihmuar Qeverinë për ta zgjidhur këtë problem.

Ndërsa duke folur për këtë çështje Kokturk, pohoi se si koncesion I kanë përmbushur të gjitha obligimet e parapara me kontratë dhe se kanë qenë model për të gjitha projektet jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Kurse i pyetur se a janë arritur që të plotësohen të gjitha kushtet për udhëtarët, ai pa hezitim u shpreh duke thënë se janë për të ofruar shërbime në nivel të udhëtarëve.

“Synimi dhe përgjegjësia jonë është të ndërtojmë një terminal i cili ofron shërbime në nivel, dhe ofrimi i shërbimeve në nivel ka shumë tregues kyç, duke përfshirë kohën e regjistrimit të udhëtareve, procesi i kohës se bagazheve dhe kohën e kontrollimit. Sipas rishikimeve tona dhe monitorimit të KPI-së, të gjitha këto standarde janë përmbushur dhe të jem i sinqertë këto standarde janë standarde të larta për udhëtaret dhe jo të gjitha Aeroportet mund t’i aplikojnë këto standarde, por ne jemi të lumtur të tregojmë se Aeroporti Ndërkombëtar i Kosovës është një nder më të mirët në rajon dhe në Evropë, sepse ne e kontrollojmë atë nga kompani ajrore sepse edhe kompanitë ajrore duhet të jenë të kënaqura për përformancat e tyre dhe jemi të lumtur se të gjithë udhëtaret dhe kompanitë ajrore kanë shërbime cilësore dhe kemi arritur të gjitha synimet për kënaqjen e udhëtareve”, ka thënë ai.

Kokturk, gjithashtu përmendi edhe atë se si trajtohen pasagjerët e thjeshtë dhe VIP, duke thënë se VIP-at, kanë protokoll nga shteti dhe shërbimet që iu ofrohen janë falas.

Kemi tre lloj udhëtaresh, udhëtarë të rregullt, udhëtarë komercial apo të biznesit, dhe udhëtarë VIP. Lista e udhëtarët VIP ofrohet nga protokolli i shtetit, dhe ne u bëjmë shërbim atyre falas sipas kontratës dhe ata i kanë këto shërbime VIP, si psh komuniteti ndërkombëtar, qeveritë dhe organe qeveritare. Udhëtarët komercial, janë të klasës se biznesi të linjave ajrore dhe po ashtu kemi një shërbim SIP të cilin e kemi hapur së fundi dhe ky shërbim special u ofrohet atyre në mënyra të ndryshme të kontrollimit të pasaportave dhe rresht tjetër ku bëhet kontrollimi. Ata duhet të paguajnë një shumë shtesë në aeroport. Udhëtarët e rregullt procesohen në bazë të standardeve tona dhe jam i sigurt se ata janë plotësisht të kënaqur me shërbimet”.

Haldun Firat Kokturk, thotë se aeroporti është i nderuar që mbanë emrin e Adem Jasharit, dhe shtoi se Adem Jashari është një figurë shumë e rëndësishme për pavarësinë e Kosovës dhe emri i tij duhet të jetë gjithmonë nëpër institucionet e mëdha të Kosovës.

Ndërsa, i pyetur se sa punëtorë ka aeroporti dhe a po i përmbahen kontratës së privatizimit, ai thotë se janë në Kosovë për të krijuar mundësi të reja punësimi, e jo t’i lënë njerëzit pa punë.

“Në fillim të kontratës, ne është dashur të punësojmë 544 njerëz dhe tani kemi 670 punëtor por sipas kontratës përveç 544 punëtoreve ka pasur disa njerëz të cilët po punonin në aeroport për ndërrime të papërcaktuar dhe kontrata të përkohshme, prandaj ata ishin të dëshpëruar dhe po punonin me zell. Gjeja e parë që kam thënë këtu si kryetar i kompanisë ishte se nuk ka dallim në mes të punëtoreve Kosovarë , por çështja ishte se kush e benë punën në mënyrë të dukur dhe punon me zell është i sigurt në kompani, dhe për mua nëse e bëjë punën mirë jam i sigurt këtu, për secilin, sepse kushdo që nuk e benë punën mirë do të largohet nga kompania, pra ky është perceptimi dhe projektimi ynë. Ne mund të kërkojmë pak më shumë se që është e nevojshme por në fund të fundit ky është një ndikim social prandaj duhet të vuajmë nganjëherë për arsye të ndryshme dhe ne mendojmë se punëtorët tonë po bëjmë punën mirë dhe nuk jemi për t’i ndërprerë kontratën e askujt por jemi për t’i bërë njerëzit të punojnë dhe të kënaqin secilin”.

Kokturk shtoi se janë të kënaqur me shërbimet e punëtorëve, duke thënë se këta të fundit janë aseti i tyre kryesor.

Ndryshe, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. “Adem Jashari”, është privatizuar që katër vite dhe udhëhiqet nga LIMAK-Kosovo.