Pioli zhgënjen tifozët e Interit

Trajneri i Interit, Stefano Pioli, ka pranuar se skuadra e tij ka humbur shpresat për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/03/2017 23:52

Sipas Piolit, pas barazimit 2:2 me Torinon, Interi ka minimizuar mundësitë për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve edhe vitin e ardhshëm.

“Liga e Kampionëve ishte qëllimi që i kishim vendosur vetes, dhe tani me këtë barazim sigurisht që ky synim është shumë larg”, ka deklaruar Pioli./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6