Pijet me sheqer përshpejtojnë plakjen

Konsumimi i pijeve të pasura me sheqer mund të përshpejtojë plakjen biologjike të një njeriu njëjtë sa edhe pirja e duhanit, gjeti një studim i ri.

Lifestyle

18/10/2014 19:14

Gjetjet, të cilat erdhën nga një analizë e mijëra mostrave të ADN-së, sugjerojnë se pijet me sheqer kishin efekte më të këqija në shëndetin sesa thjeshtë vetëm trashje.

Ato në të vërtetë mund të përshpejtojnë në shkallë të lartë qelizën e plakjes, thanë shkencëtarët e studimit, transmeton Lajmi.net.

Telomeret shkurtohen me moshën, dhe telomeret e shkurtëra janë të lidhura me probleme kronike të plakjes të tilla si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe disa lloje të kancerit.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që pinin rregullisht pije të gazuara të pasura me sheqer, kishin telomere në mënyrë të konsiderueshme më të shkurtra se ata që nuk kishin pirë.

“Konsumimi i rregullt i pijeve të ëmbla mund të ndikojë në zhvillimin e sëmundjeve, jo vetëm duke e çrregulluar kontrollin metabolik të trupit për sheqerna, por gjithashtu duke i përshpejtuar plakjen e qelizave”, thanë studiuesit, transmeton Lajmi.net.

Konsumimi i 20 lëngjeve me sheqer në ditë – e barabartë me rreth dy kanaçe të coca cola-s – ishte e lidhur me 4.6 vjet shkurtim jetësor biologjik, bazuar në shkurtimin e telomeres.