Pijet e gazuara një shkaktari kryesor për sëmundjen e diabetit

Ndoshta konsumi që kanë pijet e gazuara në Shqipëri nuk është shumë i madh por ka nga ata njerëz që nuk mund të rezistojnë së ngrëni pa një coca cola pranë tyre apo çdo pije tjetër të gazuar.

Lifestyle

04/12/2018 12:20

Megjithatë, nuk është sekret që këto nuk janë të shëndetshme.

Prej 36 studimeve të ndryshme, rezulton që nuk është e nevojshme të pini shumë pije me gaz për të patur efektet të dëmshme, ndonjëherë mjafton fare pak.

Vetëm dy gota me pije të gazuar çdo javë mund të rrisin rrezikun e diabetit me 29%. Ky studim analizoi të dhënat nga 43,580 pjesëmarrës të moshës 45-74 vjeç.

Të gjithë pjesëmarrësit nuk ishin diagnostikuar me diabet dhe sëmundje të tjera kronike në fillim të studimit. /Lajmi.net/