Picë në bukë

Një recetë për përgatitje të një ushqimi të thjeshtë, të shpejtë dhe të shijshëm njëkohësisht. Kohëzgjatja e përgatitjes: 20-25 minuta. Përbërësit: -1 Bukë e prerë -Suxhuk (sipas dëshirës) -1 Domate -Kaçkavall (sipas dëshirës) -1 qepë -Ketchup apo sos domatesh (sipas dëshirës) -Origano -Majdanoz të bluar   Përgatitja: Në fillim marrim bukë të prera dhe vendosim…

Lifestyle

23/01/2014 17:29

Një recetë për përgatitje të një ushqimi të thjeshtë, të shpejtë dhe të shijshëm njëkohësisht. Kohëzgjatja e përgatitjes: 20-25 minuta.

Përbërësit:

-1 Bukë e prerë

-Suxhuk (sipas dëshirës)

-1 Domate

-Kaçkavall (sipas dëshirës)

-1 qepë

-Ketchup apo sos domatesh (sipas dëshirës)

-Origano

-Majdanoz të bluar

 

Përgatitja:

Në fillim marrim bukë të prera dhe vendosim ketchup (apo sos). Marrim një lugë dhe i lyejmë të gjithë copat e bukës.

Pas kësaj e presim kaçkavallin në pjesë të holla dhe i vendosim copat e prera në copat e bukës.

E presim edhe suxhukun në pjesë të holla, të cilat i vendosim mbi ato të kaçkavallit.

I presim edhe domatet, por në pjesë më të vogla. Njësoj edhe qepët. Bashkë i vendosim mbi qepët dhe domatet.

Mbi, vendosim majdanoz të bluar dhe origano, duke i dhënë shije të picës. Pasi mbaron e gjithë puna, copat e bukës i vendosim në tepsi, e tepsinë e vendosim në furrë për 10 minuta. Duhet ta shikojmë shpesh që të mos digjet.

Ju bëftë mirë.