Peshkatarin e zë rryma në Gjirokastër

Një i moshuar në Gjirokastër, i cili ka qenë duke gjuajtur peshk, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka marrë plagë të rënda në trup.

Lajme

22/05/2016 22:56

Sipas të dhënave i plagosuri është Vasil Papa 69-vjeç nga lagja Granicë dhe është goditur nga rryma duke gjuajtur peshk në lumin Drino.

Kallami i peshkimit ka kapur një nga përcjellësit e linjës së tensionit të lartë. Menjëherë 69-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë nga peshkatarët që ndodheshin pranë tij, ndërkohë që për mjekim më të specializuar është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë./NOA/