Pesë projektet që fitoi Shqipëria në Trieste

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, doli në një konferencë për shtyp pas kthimit nga samiti i Triestes.

Lajme

14/07/2017 17:02

Rama u përgjigj kritikave se Shqipëria ka shkuar pa asnjë projekt në Trieste.

Sipas Ramës, Shqipëria ishte vendi që fitoi më shumë projekte.

“Fituam mbështetje për katër projekte, plus një projekt rajonal.

Pesë projekte që morën mbështetje janë:

-Rindërtimi i kalatës 1 dhe 2 në Portin e Durrësit;

-HEC-i i Skavicës;

-Bajpasi i Lezhës;

-Zhvillimi i turizmit ndërkufitar në Liqenin e Shkodrës; dhe

-Projekti rajonal për linjën e transmetimit të energjisë”.

Rama tha se nuk është lënë pas dore as Korridori Blu, që do të lidhë zonat bregdetare në rajonin tonë.

“Është avancuar për projektin e fizibilitetit të Korridorit Blu si pjesë e unazës turistike mesdhetare.

Së shpejti do çelet gara për segmentin hekurudhor Tiranë-Rinas-Durrës,” tha Rama.

Më pas ai deklaroi se në vjeshtë nis edhe ndërtimi i Rrugës së Arbrit.

Rama tha se do punohet edhe për aksin e Kardhiqit në jug, që ka rëndësi të madhe.

“Në Fier do të ndërtohet një spital i parë ekselence në Shqipëri,” premtoi Rama.