Pesë mësueset e para të Kosovës

Këto vajza janë pesë mësueset e para të Kosovës që erdhën nga Shqipëria më 1941.

ShowBiz

21/05/2015 14:46

“Këto pesë vajza të bukura janë mësueset e para në Kosovë të cilat erdhën nga Shqipëria në vitin 1941. Mësuesja në mes është Vezire Xherina, e cila ka dhënë mësim në Prishtinë deri në vitin 1946”, përshkruan Daut Dauti, foton që ka postuar në profilin e tij në Facebook, të huazuar nga Xheladin Rexhepi.

“Jehona e punës së tyre në Kosovë ka qenë jashtëzakonisht e madhe”, shkruan ish zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, i cili tashti jeton dhe vepron në Londër.