Pesë alpinistë të vdekur në Mont Blanc

Trupat e pesë alpinistë të zhdukur, janë gjetur në Mont Blanc, në Francë lindore, kanë raportuar të mërkurën autoritetet franceze.

Bota

13/08/2014 13:17

Sipas policisë franceze, të martën, një grup prej gjashtë alpinistëve, përfshi një udhëzues, ishin raportuar të humbur si pasojë e mot të keq që kishte përfshirë rajonin.

Trupat e pajetë u gjetën nga një ekip shpëtimi që u dërgua në majën Aiguille d’Argentiere, në Mont Blanc, në lartësinë mbidetare 3,900 metra.

Kërkimi për alpinistin e gjashtë është në vazhdim e sipër, ndërsa shtetësia e të vdekurve nuk dihet ende, raporton BBC.

Disa alpinistë kanë vdekur në javët e fundit në Mont Blanc, malin më të lartë të Evropës, si pasojë e motit të keq dhe aksidenteve gjatë ngjitjes së majave të “pafund”.