Përveç muzikës, Mihrije Brahën dhe Genën i lidh edhe diçka tjetër

Mihrije Braha dhe Gena janë ndër këngëtarët më të suksesshëm të ekranit.

ShowBiz

15/11/2018 08:47

Duke qenë këngëtarë të suksesshëm dhe shumë të afërt me publikun, Mihrije Braha dhe Gena kanë arritur t’i bëjnë për vete shumë fansa, shkruan lajmi.net.

E përbashkëta e tyre sigurisht se është mikrofoni, mirëpo Mihrije Brahën dhe Genën i lidh edhe diçka tjetër. Bëhet fjalë për datën 15 të muajit nëntor, e që është ditëlindja e të dyve.

Këngëtarja Mihrije Braha sot ka mbushur 51 vite jetë ndërsa Gena 47./Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player