Përshëndetja e ngrohtë mes deputetit të PDK-së dhe atij të PSD-së

Përshëndetje e ngrohtë dhe tejet mall i ngjante sot përshëndetja mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atij të Partisë Socialdemokrate.

Lajme

05/06/2018 12:10

Në pritje të fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi ndërpret bisedën mes ministrit të Drejtësisë Abelard Tahirit dhe deputetit Dukagjin Goranit. Për të filluar përshëndetjen e ngrohtë mes tyre.

Gorani sa kishte qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëpartiakët kishin kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës. Ata konsideronin se PDK-ja duhet të rrëzohet nga qeverisja e vendit dhe si të tillë nuk do të bëhej koalicion me këtë parti. Të njëjtin qëndrim ka edhe partia ku aktualisht bën pjesë Dukagjin Gorani, shkruan Insajderi.

Pika e parë e rendit të ditës në seancën e sotme do të jetë interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj në lidhje me ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike për katër komunat në veri të Kosovës.