Përrasjen në Tiranë, në pranga edhe polici

Tre ditë pas vrasjes së 36-vjeçarit Elton Çiça, është vënë në pranga edhe polici, i cili ishte me viktimën në momentin kur ndodhi ngjarja.

Lajme

05/05/2016 09:05

Efektivi i komisariatit Nr 5, shtetasi A.T akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Për të njëjtën akuzë u arrestua edhe doktori Redjan Rraja një ditë më parë, i cili po ashtu gjendej në tavolinë në momentin e ngjarjes, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova.

Ndaj këtij të fundit gjykata dha sot masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa edhe oficeri A.T dyshohet se ka prishur provat në vendngjarje duke i fshehur sendet personale të viktimës ( telefonat dhe pistoleten).