Përplasje në Kuvend, Noka i shkon te foltorja Ramës (Video)
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me tone të larta mes pozitës dhe opozitës.

Lajme
Ishte replika mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat Flamur Noka që ka çuar në një debat me tone të larta.
Rama iu drejtua deputetit Noka duke i thënë që të mos bëhej pjesë e një tufe.
Noka është ngritur nga vendi, duke vajtur në drejtim të foltores, nga ky po fliste kryeministri.
Menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit e Gardës duke rrethuar Kryeministrin.
Pas kësaj, seanca është ndërprerë.