Përplaset me pemën, vdes i riu shqiptar

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një të riu shqiptar në mënyrë tragjike në Itali.

Bota

11/07/2018 19:58

24-vjeçari Besar Mislyni është viktima, i cili humbi jetën pas aksidentit që ndodhi disa ditë më parë, por u raportua sot nga mediat italiane.

I riu po ngiste një makinë Ford Fiesta kur doli nga rruga dhe u përplas me një pemë në zonën e quajtur Montefalcone. Edhe pse Mislyni u dërgua me urgjencë me helikopter në spital nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.