Përparësitë e pozicionit të majtë të gjumit, përse të gjithë duhet të shtrihemi nga kjo anë

Çdo person ka pozicionin e tij të preferuar të gjumit dhe nëse nuk shtrihet në atë mënyrë duket se nuk e zë gjumi. Megjithatë kemi disa lajme të këqija për ata që flenë në të djathtë !

Lifestyle

24/06/2018 22:21

Nëse deri tani keni menduar se nuk duhet të flini në të majtën tuaj, meqë në atë krahë është e vendosur zemra gaboni !

Hulumtimet e fundit kanë dalë në përfundimin se të fjeturit në anën e majtë përmirëson funksionet e organeve, në krahasim me krahun e kundërt që sjell më shumë shqetësime për organizmin.

Përmirëson funksionin e sistemit tuaj limfatik
Sistemi limfatik luan një rol të rëndësishëm në trupin tonë duke hequr mbeturinat dhe toksinave nga sistemet tona. Ekspertët thonë se gypi i kraharorit (kanali më i madh limfatik i sistemit limfatik) është i vendosur në anën tonë e majtë.

Kjo është arsyeja pse duke fjetur në anën tuaj të majtë mund të ndihmoni procesin e largimit të të mbeturinave në mënyrë më efikase.
Shpretka do ta bëjë punën e saj shumë më mirë

Shpretka është organi më i madh në sistemin limfatik dhe është e vendosur në anën e majtë të trupit tuaj. Kur ju flini në anën tuaj të majtë, shpretka juaj punon në mënyrë më efikase. Arsyeja kryesore për këtë është gravitetit që nxit rrjedhjen e gjakut në shpretkë, duke e lejuar atë të filtrojë papastërtitë më shpejt, transmeton Living.al.
Nxit eliminimin e duhur të produkteve të panevojshme

Ky pozicion mund të reduktojë urthin gjatë natës
Mëlçia nuk do të mbingarkohet
Mëlçia është e vendosur në anën e djathtë të trupit dhe shtrirja në këtë anë tendos këtë organ.
Të flesh në anën e majtë është mirë për zemrën tuaj
Ana e majtë e zemrës merr gjak nga mushkëritë dhe e pompon atë në gjithë trupin. Për këtë arsye, pozicioni i majtë mund të ndihmojë zemrën tuaj që të bëjë punën e saj më lehtë dhe më me efikasitet. Kur ju flini në anën tuaj të majtë, graviteti lehtëson funksionin e sistemit te qarkullimit.