Përleshje fizike në parlamentin shqiptar (VIDEO)
Situata në seancën e sotme parlamentare ka degjeneruar, teksa deputetë demokratë kanë tentuar të godasin deputetin socialist, Erjon Braçe.

Lajme
Ky i fundit, morri fjalën nga foltorja e parlamentit, për t’iu përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për lidhje me krimin.
Teksa fliste, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani iu drejtua Braçës:
“Pusho o këlysh kone”! Edhe Berisha ka filluar të hedhë një seri akuzash drejt Braçes, madje e quajti atë:
“Këlysh qeni!” Pasi Braçe ia ktheu ish kryeministrit: Pusho plak matuf!, Paloka është ngritur nga karrigia ku ishte ulur dhe u drejtua për te foltorja e Parlamentit, ku edhe ka tentuat të ketë një kontakt fizik me deputetin socialist raportojnë mediat në Shqipëri.
