Performanca e ‘zjarrtë’ e Britney Spears me të brendshme në skenë

Ajo është e njohur për paraqitjet e saj të guximshme në skenë.

ShowBiz

23/10/2018 08:50

Britney Spears u shfaq sërish e ‘nxehtë’ në një koncert në Teksas, të dielën, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja së pari ishte veshur në të kuqe, me një palë çizme me takë, ashtu sikurse në videoklipin e saj “Gimme More”.

Përveç këtij kostumi, Britney Spears ndërroi edhe tre palë të tjera, që të gjitha tejet provokuese dhe me plot shkëlqim.

Me të gjitha këto kombinime në veshje, ajo ka realizuar performancë interesante, kurse linjat e saj nuk ishin në formë. /Lajmi.net/