Përfaqësuesi i Britanisë në OKB: Liderët kosovarë duhet të gjejnë zgjidhje

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit në OKB, Mattheë Rycroft, foli për situatën politikë në Kosovë.

Lajme

29/02/2016 23:12

Ai përshëndeti përpjekjet e presidentes Atifete Jahjaga për të zgjidhur krizën politike por tha se është në dorën e liderëve kosovarë të gjejnë zgjidhje dhe jo në dorën e ndërkombëtarëve, raporton lajmi.net.

“Mendojmë se dialogu jo pengesa por mënyra për të ecur përpara. Britania përshëndet përpjekjet Jahjaga për të zgjidhur problemet”.

“Natyrisht u takon liderëve të Kosovës të arrijnë marrëveshje dhe secili lider duhet të merr përgjegjësitë e tij”, tha Rycroft.

Duke folur për arritjet dhe ngecjet që ka bërë Kosova, përfaqësuesi britanik tha se MSA-ja është kthesa e madhe e rrugëtimit të Kosovës, ndërkaq inkurajoi Prishtinën dhe Beogradin të bëjnë më shumë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“MSA-ja është kthesa e madhe në rrugëtimin e Kosovës, sepse kjo është njohje e arritjeve të Kosovës në vitin e kaluar dhe shteti duhet ta kapitalizoj këtë sukses. Ne na vjen keq për ngecje në marrëveshjet e Brukselit dhe ne inkurajojmë dy shtetet që të bëjnë më shumë në këtë drejtim”, tha ai./lajmi.net