Përfaqësuesi gjerman në Tiranë, çuditet me veturat e shtrenjta

Punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që për herë të parë po mbahen në Shqipëri kanë sjellë edhe reagime të ndryshme të përfaqësuesve të vendeve anëtarë në këtë strukturë.

Lajme

28/05/2016 17:42

Gjatë fjalës së tij në Asamble përfaqësuesi gjerman tha se i kishte rënë në sy hendeku i zhvillimit në vendin tonë.

“Pashë një Shqipëri me dy fytyra. Pashë të rinj me makina të shtrenjta. Çfarë bën qeveria që përqendrimi i pasurisë të mos jetë në pak duar? Çfarë bën qeveria për të formalizuar ekonominë?”, tha ai.

Ministrja e Ekonomisë, Ilva Ikonomi, u shpreh se qeveria e di se vendi ka pabarazi, ndërsa theksoi se ka projekte për të zbutur këtë hendek dhe për të përmirësuar ekonominë në xhepat e qytetarëve.