Përdoruesit turq të Twitter’it sfidojnë ndalesën e Erdoganit

Ndalimi për të përdorur rrjetin social “Twitter” i më shumë se 12 milionë personave në Turqi nga kryeministri Erdogan ka ngjallë reagime të shumta. Vetë presidenti turk, Abdullah Gylen, pasi votoi pro kësaj ndalese, tërhoqi fjalën.

Bota

22/03/2014 16:03

Kryeministri turk, Tayyip Erdogan në një tubim zgjedhor tha se do ta “çrrënjosë” Twitter-in, pa marrë parasysh mendimin e “bashkësisë ndërkombëtare”. Një gjykatë në Ankara, pas kësaj, i mbylli llogarinë e rreth 12 milionë personave që përdorin Twitter-in në Turqi.

Arsye zyrtare në lidhje me këtë çështje, nga zyra e kryeministrit turk, u tha të jetë numri i lartë i çështjeve gjyqësore të hapura nga qytetarët turq kundër Twitter mbi bazën se ishin fyer.

Arsyeja e vërtetë mund të jetë ndryshe. Erdogan ka qenë i shqetësuar më shumë për shkak të regjistrimeve telefonike të bisedave përgjuese të tij dhe familjes së tij, anëtarëve të kabinetit, figurave mediatike dhe shifrave të biznesit me pretendimet e shumta për korrupsion. Kështu ka ndodhur që nga hetimi për marrje ryshfeti që filloi më 17 dhjetor 2013, e cila i ka kushtuar Erdoganit me dorëheqjet e katër ministrave të tij deri më tani.

Në vend se të hapë rrugën gjyqësore për hetimin e akuzave për korrupsion, Erdogan filloi t’i godasë gjyqtarët, prokurorët, policët dhe mediat sociale  nga përpjekja e tyre që të organizojnë një “grusht-shtet” kundër tij me manipulim nga ish-aleati i tij i ngushtë Fethullah Gylen. Ishte pastaj edhe pse rrjedhat filluan t’i shkaktojnë shumë kokëçarje kryeministrit.

Meqë Turqia i afrohet zgjedhjeve vendore të 30 marsit, Erdogan dhe ndihmësit e tij të ngushtë kanë filluar të shqetësohen për shumë rrjedha, të cilat mund të ndikojnë në drejtësinë e pushtetit dhe në zhvillimin e partisë së tij (AK Parti). Erdogan së pari futi nën kontrollin politik shumë gjyqtarë dhe prokurorë, dhe pastaj kaloi me ligjin që kufizon përdorimin e internetit duke pasur dominimin e partisë së tij në Parlament.

Por, askush s’e priti që ai do të veprojë në mënyrë të shpejtë dhe aq të fortë saqë ta ndalë Twitter’in komplet.

Erdogan kishte premtuar njëherë që do ta çonte popullin turk në Bashkimin Europian, ose së paku të vë standarde demokratike të BE’së, por, me ndalimin e fundit ai e ka vënë Turqinë në të njëjtën ligë si Koreja e Veriut, Kina dhe Irani.

Megjithatë, disa orë pas ndalimit shumica e përdoruesve turq ishin kthyer në Twitter, duke përdorur mënyra dhe mjete teknologjike digjitale.

Për më shumë, për alarmet e Erdogan, ata që u ribashkuan në Twitter dhe thyen ndalesën e tij, ndër ta ishte edhe Zëvendës Kryeministri Bulent Arinç dhe kryetari i bashkisë së Ankarasë Melih Gokçek (një i mvarur prej vërteti në Twitter).

Presidenti Abdullah Gyl, i cili me “pahir” ka miratuar ligjin e fundit në internet, gjithashtu e ka thyer ligjin, duke thënë mu nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter se, ai ishte kundër ndalimit.

Ai tha se nuk ishte “teknikisht e mundur për ta bllokuar krejtësisht qasjen në platforma të përdorura në të gjithë botën”, dhe ka shtuar se shpreson se një venim i tillë “nuk do të zgjasë”.

Menjëherë pasi ndalesa kishte hyrë në efekt, miliona turq përdorues të këtij rrjeti kishin goditur prapë duke sfiduar kufizimet dhe duke treguar që muret e frikës së Erdoganit që po përpiqet t’i ndërtojë kanë filluar të bien.

(hurriyetdailynews)