Për shkaqe hapësinore shtyhet seanca ndaj “Grupit të Kumanovës”

Është anuluar seance gjyqësore e cila ishte paraparë të vazhdojë sot në Gjykatën Supreme të Maqedonisë, sepse Gjykata Themelore Shkupi 1 nuk ka kushte hapësinore dhe të sigurisë për mbajtjen e gjykimit në të cilin ka një numër të madh të të akuzuarve.

Lajme

31/05/2016 13:10

Përmes një deklarate të shkurtër, Gjykatësja Vilma Rustovska, tha se gjykimi është shtyrë për shkak se sigurimi nuk lejoji që avokatët të hyjnë në Gjykatë, edhe pse në sallën e gjykimit ku duhej të mbahej gjykimi ishin sjellë të pandehurit, ndërkohë që i pranishëm në sallë ishte edhe gjykatësi. Seanca e radhës është caktuar për më 6 qershor.

Kjo është hera e pestë që anulohet seanca gjykuese për rastin e Kumanovës, ku janë të akuzuar 29 persona për terrorizëm në lagjen e trimave në Kumanovë ndërsa me 4 maj iu bashkua edhe lënda e grupit të logjistikës me 8 persona të akuzua për mbështetje logjistike për grupin të armatosur gjatë incidentit të armatosur më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Kumanovë.

Për shkak të bashkimit të dy lëndëve gjykimi për rastin e Kumanovës do të rifillojë nga fillimi që do të thotë se që të gjithë dëshmitarët ose duhet të dëgjohen nga fillimi ose të lexohet dëshmia e tyre.